përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Grill, Andrea

.

grill_andrea

Andrea Grill u lind në Bad Ischl (Austri) dhe studioi ndër të tjera në Salzburg. Ka shkruar doktoratën në Universitetin e Amsterdamit për evolucionin e fluturave endemike në Sardenjë. Jeton në Vjenë. Në vitin 2011 ka qenë fituese e çmimit nxitës të Çmimit të Bremenit për Letërsi, në vitin 2013 fitoi çmimin nxitës për letërsi të Bashkisë së Vjenës. Andrea Grill shkruan poezi, tregime dhe romane dhe përkthen nga shqipja dhe holandishtja. Së fundi ka botuar një vëllim me poezi, Safari, Innere Wildnis (Otto Müller Verlag, Salzburg) dhe romanin Das Paradies des Doktor Caspari (Zsolnay, 2015). Libra të përkthyer: në vitin 2009 romani Milchkuss (Gruaja haluçinante) nga Mimoza Ahmeti, në vitin 2010 vëllimi me poezi Kinder der Natur nga Luljeta Lleshanaku dhe në vitin 2016 Der Schlaf des Oktopus nga Ervina Halili.
website

partner projektesh

traduki partners 2014 d