përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Grad u zrcalu

kovac_gradFigura kryesore e romanit, një shkrimtar, shkruan kujtimet e fëminisë së tij. Rrëfimtari është njëkohësisht i butë dhe mizor, ashtu si dhe njerëzit e vendi të tij, në kufi midis Mesdheut dhe Ballkanit. Qyteti në pasqyrë, për të cilin ai ëndërron, është Dubrovniku, një qytet i përsosur, pranë dhe larg, një vend i përjetshëm i mallit. Një roman mbi një baba dhe mbi etërit, nga ata që nuk i gjen më. Ia vlen pritja për këtë roman, pasi në të mishërohet ideja që jeta jonë është ajo çka ne e kujtojmë dhe jo ajo të cilën kemi përjetuar.

Romani Grad u zrcalu nga Mirko Kovač ka dalë në përkthim shqip (sprovë për lexim) nga Adem Pllana nën titullin Qyteti në pasqyrë - nokturno familjare pranë botimeve Koha, Prishtinë dhe në gjermanisht (sprovë për lexim) nga Marica Bodrožić nën titullin Die Stadt im Spiegel pranë botimeve Dumont, Köln.

partner projektesh

traduki partners 2014 d