
Në malësinë përrallore të Bosnjes kulturat e ndryshme prej shekujsh kanë ndeshur tehet e shpatave. Vetëm kur konfliktet përshkallëzohen, kur rritet temperatura dhe përsëri është tepër vonë, Bosnja vjen përsëri në qendër të vëmendjes. Ndërkaq midis luftërave ka jetë, midis luftërave lulëzon poezia... Vëllimi poetik i Hadžem Hajdarević-it fton që të zhytesh me shqisa të mprehta dhe zemër të hapur në një det ngjyrash, aromash dhe tingujsh, për ta perceptuar jetën çdo ditë, çdo orë e çdo sekondë në pasurinë e saj të plotë.
Vëllimi poetik dygjuhësh
Land, das es nicht gibt [Vend që nuk ekziston
] nga
Hadžem Hajdarević ka dalë pranë shtëpisë botuese të letërsisë Leipzig
(Leipziger Literaturverlag). Përkthimet gjermanisht (
Leseprobe – sprovë leximi) janë bërë nga
Astrid Philippsen dhe
Cornelia Marks, me bashkëpunim të shkrimtarit e poetit
André Schinkel.