përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Land, das es nicht gibt

Hajdarevic, Hadžem.

hajdarevic_landNë malësinë përrallore të Bosnjes kulturat e ndryshme prej shekujsh kanë ndeshur tehet e shpatave. Vetëm kur konfliktet përshkallëzohen, kur rritet temperatura dhe përsëri është tepër vonë, Bosnja vjen përsëri në qendër të vëmendjes. Ndërkaq midis luftërave ka jetë, midis luftërave lulëzon poezia... Vëllimi poetik i Hadžem Hajdarević-it fton që të zhytesh me shqisa të mprehta dhe zemër të hapur në një det ngjyrash, aromash dhe tingujsh, për ta perceptuar jetën çdo ditë, çdo orë e çdo sekondë në pasurinë e saj të plotë.

Vëllimi poetik dygjuhësh Land, das es nicht gibt [Vend që nuk ekziston] nga Hadžem Hajdarević ka dalë pranë shtëpisë botuese të letërsisë Leipzig (Leipziger Literaturverlag). Përkthimet gjermanisht (Leseprobe – sprovë leximi) janë bërë nga Astrid Philippsen dhe Cornelia Marks, me bashkëpunim të shkrimtarit e poetit André Schinkel.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d