përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Marks, Cornelia

.

marks_cornelia
Cornelia Marks, e lindur më 1969 në Erfurt, studioi sllavistikë dhe gjermanistikë pranë Universitetit Martin Luther në Halle-Wittenberg dhe për një semestër pranë Universitetit „Kyrill dhe Method“ në Shkup të Maqedonisë. Prej vitit 2003 ajo përkthen poezi dhe prozë nga kroatishtja, serbishtja, bosnjishtja dhe maqedonishtja. Ajo punon dhe jeton si përkthyese letrare në profesion të lirë, lektore dhe ndërmjetëse gjuhësore në qendrën psiko-sociale për migrantet e migrantët në Saksoni-Anhalt (PSZ) prej vitit 2007 në Halle/Saale. Deri më tani ka përkthyer në gjermanisht tekste nga Mile Stojić, Hadžem Hajdarević, Stevan Tontić, Faruk Šehić, Ferida Duraković, Amir Brka, Miloš Crnjanski, Branko Miljković, Gordana Ćirjanić dhe Borislav Radović. Vëllimi me poezi Promotivni spot za moju domovinu i autores bosnjake Adisa Bašić, botuar më 2012 në përkthimin e Cornelia Marksit nën titullin Ein Werbespot für meine Heimat në një edicion dygjuhësh pranë botimeve Wieser, mori çmimin letrar „Bank Austria Literaris 2012“.

Së bashku me shkrimtarin André Schinkel, i cili e ndihmon atë prej vitit 2001 në lëmimin poetik të përkthimit prej poetëve bosnjakë, serbë dhe kroatë, ajo ka bashkëpunuar si përkthyese në përmbledhjen poetike Land, das es nicht gibt (Një vend që nuk ekziston).

Informacione të mëtejshme dhe botime të deritashme: www.literarni-most.de

partner projektesh

traduki partners 2014 d