përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Müller, Heiner

.

mueller_heiner
© Hubert Link

Heiner Müller lindi më 1929 në Eppendorf. Më 1950 u vendos në Berlinin Lindor, ku jetoi më së pari si gazetar, pastaj si dramaturg. Duke u orientuar pas Brechtit në qendër të „Historive nga prodhimi“, siç i quajti ai pjesët e tij teatrore, u vendosën problemet e ngritjes së shoqërisë socialiste. Më 1961 ai u përjashtua nga Lidhja e shkrimtarëve e RDGJ, pas kësaj iu kthye kryesisht lëndës antike e klasike dhe përpunoi Sofokliun dhe Shakesepear-in. Nga 1970-76 ishte këshilltar teatri pranë Berliner Ensemble. Heiner Müller vdiq më 1995 në Berlin. Çmime: çmimi Heinrich-Mann (1959, së bashku me Inge Müller) çmimi Lessing i RDGJ (1975), çmimi Georg-Büchner (1985), çmimi kombëtar i klasit të parë për artin dhe kulturën (1986), çmimi Kleist (1990), çmimi teatror europian (1991), çmimi i teatrit Berlin (1996, pas vdekjes).

partner projektesh

traduki partners 2014 d