përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

 

TRADUKI është një rrjet europian për letërsinë dhe librat, ku marrin pjesë Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtajn, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zvicra.

Mbështetet shkëmbimi midis pjesëmarrësve nëpërmjet një programi përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë-dokumentarë aktualë si dhe libra për fëmijë e të rinj të shekujve 20 e 21. Një vëmendje e veçantë u kushtohet përkthyesve, veprimtaria e të cilëve si përçues të rëndësishëm kulturorë i ka dhënë emrin këtij projekti. Takimet midis shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve, bilbiotekarëve, kritikëve dhe shkencëtarëve kanë për qëllim të nxisin shkëmbimin e informacionit europian e ndërrajonal si dhe të forcojnë bashkëpunimin.

Rrjeti TRADUKI është një projekt i Ministrisë Federale për Europë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë, i Zyrës së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, i Fondacionit zviceran për Kulturën “Pro Helvetia”, i “KulturKontakt Austria” (ngarkuar nga Zyra e Kancelarit Federal të Republikës së Austrisë), i Institutit “Goethe”, i Fondacionit “S. Fischer”, i Agjencisë sllovene të librit “JAK”, i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kroacisë, i Departamentit të Kulturës të Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, i Fondacionit Kulturor të Lihtenshtajnit, i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, i Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë, i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Rumanisë, i Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi dhe i Panairit të Librit në Lajpcig.

 

 

partner projektesh

traduki partners 2014 d