përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Anständiges Mädchen

Dimkovska, Lidija.

dimovska_maedchenPoezitë Lidija Dimkovskas mund të jenë njëkohësisht të vrazhdta dhe të brishta, komike dhe serioze. Asgjë nuk është e parëndësishme ose jopoetike, që të mos shpërthejë një shtrëngatë të fuqshme pamore të asocacioneve: një darë thonjsh, një kub i vogël supe ose aloe vera janë pikënisjet modeste të kronikave në trajtë baladash të Dimkovskas, të cilt përfundojnë papritur, pasi janë rrëfyer me ironi, zemërim, thellësi dhe komicitet. Por edhe feminizmi, mendimet për vetëvrasje, fituesi rus i çmimit Nobel Josif Brodskij, seksi ose vizionet e së ardhmes, të gjitha këto Dimkovska i trajton me të njëjtën aftësi virtuoze, duke e kthyer qesharaken në diçka të kripur me një shndërrim tepër saktësor. Nën titullin Vajza të moralshme Dimkovska i paraqet për herë të parë publikut gjermanishtfolës një përzgjedhje përfaqësuese  të poezive të saj të bujshme, të hartuar nga ajo vetë

Vëllimi poetik dygjuhës Anständiges Mädchen (Vajzë me etikë) nga Lidija Dimkovska ka dalë në serinë poetike tradukita poezio pranë botimeve Edition Korrespondenzen, Vjenë. Përkthimet në gjermanisht (sprovë leximi) janë nga Alexander Sitzmann.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d