përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Fëmijët e natyrës

Lleshanaku, Luljeta.

lleshanaku_kinderLuljeta Lleshanaku është vënë në kërkim të fëminisë së saj e krahas tyre kujtimeve të një kohe kur komunizmi shqiptar ndodhej në kulmin e vet. Ishte një kohë e lutjeve fshehurazi, pasi ushtrimi i fesë ishte i ndaluar, një kohë e librave të lexuara në fshehtësi, sepse pjesa më e madhe e letërsisë europiane ishte e ndaluar nga censura. Këtu – midis malësorëve, gështenjave dhe një së ardhmeje që po hapte rrugë, kur „pranvera e vret vetminë me vetminë e saj“, askujt nuk i vjen keq për askënd, nuk ka as viktima as keqbërës, e shumta ka vetëm një si pushtet të lartë, me të cilin disi duhet jetuar.

Fëmijët e natyrës ka dalë si vëllim poetik dygjuhësh nën titullin Kinder der Natur në ciklin poetik tradukita poezio pranë botimeve Edition Korrespondenzen, Vjenë. Përkthimet në gjermanisht (sprovë leximi) janë nga Andrea Grill.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d