përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Lleshanaku, Luljeta

.

lleshanaku_luljetaLuljeta Lleshanaku, e lindur në vitin 1968 në Elbasan (Shqipëri), ka studiuar gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë. Në kohën e diktaturës komuniste ka qenë e persekutuar, prandaj mundi të studionte vetëm pas rrëzimit të regjimit enverist. Prej vitit 1993 ka botuar një numër të madh vëllimesh me poezi. Për poezinë është vlerësuar me çmimin Kristal Vilencia dhe në vitin 2012 fitoi gradën Master of Fine Arts në Warren Wilson College në ShBA.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d