përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Takim i drejtuesve të Bibliotekave kombëtare të Europës Juglindore

.

frankurt_konferenzDrejtuesit e projektit të përkthimeve TRADUKI ftuan nga 16 në 18 tetor në Frankfurt drejtuesit e Bibliotekave kombëtare nga vendet partnere të programit TRADUKI, për të diskutuar së bashku lidhur me mundësitë e një bashkëpunimi të bibliotekave në Europën Juglindore nën aspektin e njësive gjuhësore-kulturore.

Në veçoritë e hapësirës që përfshin TRADUKI bëjnë pjesë edhe konfliktet dhe kufijtë e rinj që kanë lindur qysh prej viteve '90 të shekullit 20. Këto krijojnë vështirësi të mëdha për shkëmbimin e librave, të cilat janë kapërcyer vetëm në pak raste. Është fjala ndër të tjera për kundërshti themelore politike, për ndjeshmëri emocionale dhe çështje të doganave, të TVSH dhe të kostos së librave.


partner projektesh

traduki partners 2014 d