përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

An die verlorenen Hälften

Pogacar, Marko .

pogacar_haelftenÇdo ekzistencë karakterizohet edhe nga një element i rastësores. Pika takimi të hapësirës dhe kohës, të shoqërores dhe vetjakes realizohen konkretisht veç si një mundësi e vetme – por ja që këto mund të jenë edhe ndryshe. Poezitë e Marko Pogačar-it të zhysin me humor të veçantë, logjika alternative dhe degëzime të papritura imazhesh në këtë rrjetë të pafund kombinimesh të reja.

Vëllimi poetik dygjuhësh An die verlorenen Hälften (Gjysmave të humbura), një përzgjedhje nga Predmeti [Objekte] dhe Poslanice običnim ljudima [Letra njerëzve të zakonshëm], ka dalë pranë botimeve Edition Korrespondenzen, Vjenë dhe hap ciklin poetik të përgatitur në bashkëpunim me TRADUKI-n tradukita poezio. Përkthimet në gjermanisht (Leseprobe – sprovë leximi) i ka bërë Alida Bremer.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d