përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Vergewaltigt

Treiber, Jutta.

treiber_vergewaltigtFranka është guximtare. Ajo ecën me hapa energjikë e si duke hovur. Derisa një natë Franka, 17 vjeç, rrugës për në shtëpi përdhunohet nga një i panjohur e pas kësaj nuk është më ajo që ishte. Vijojnë vizita mjekësore dhe dëshmime torturuese në polici. Franka bie në depresione të rënda, të cilat thuajse e dërrmojnë. Prindërit janë gjithmonë aty pranë saj, megjithatë do të kalojë një kohë të gjatë, derisa Franka ta përpunojë në vete atë që i kanë bërë.

Romani për të rinj i Jutta Treiber-it Përdhunuar ka dalë në përkthim bullgarisht (Leseprobe – sprovë leximi) nga Lilia Ratcheva-Stratieva me titullin Франка (Franka) pranë botimeve Panorama, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d