përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Burger, Adolf

.

burger_adolf
© Thierry Caro
Adolf Burger, i lindur më 1917 në Sllovakinë e sotme, ka mësuar për tipograf dhe radhitës. Më 1942 u deportua së bashku me të shoqen në Aushvic dhe dy vjet më vonë në punishten e falsifikatorëve në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, ku falsifikoheshin në sasi të mëdha para dhe dokumente. Pas çlirimit të tij nga aleatët u kthye në Çekosllovaki dhe sot jeton në Pragë. Kujtimet e tij Adolf Burgeri i nguliti në një libër, i cili u botua nën titullin „Punishtja e djallit“ (gjerm. Des Teufels Werkstatt). Më 2006 u xhirua filmi Falsifikatorët, i cili në ceremoninë e çmimeve Oscar më 2008 mori si film austriak vlerësimin në kategorinë „Filmi më i mirë në gjuhë të huaj“.

partner projektesh

traduki partners 2014 d