përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Uroševic, Vlada

.

urosevic_vlada
© Igor Isakovski
Vlada Uroševic, ka lindur më 1934 në Shkup, dhe është një nga shkrimtarët dhe poetët më të njohur të Maqedonisë. Ka studiuar letërsi në universitetin e Shkupit, ku ka marrë titullin doktor më 1987. Më 1982 u emërua profesor pranë Institutit për letërsi të përgjithshme dhe të krahasuar. Vlada Uroševic ka qenë botues i revistëts letrare Razgledi dhe është anëtar i Académie Mallarmé në Paris, Akademisë europiane të poezisë në Luksemburg dhe i Akademisë maqedonase të shkencave dhe arteve. Më 2004 doli një botim i plotë i veprave të tij. Vlada Uroševic është përkthyer në bullgarisht, serbisht, sllovenisht, polonisht, frëngjisht dhe spanjisht. Ka fituar çmime të shumta, ndër to çmimin Braca Miladinov (1967, 1973 dhe 1986) si dhe çmimin Grigor Prlicev (1974 und 1989).

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d