përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Georgieva, Zhela

.

georgieva_zhelaZhela Georgieva studioi filologji sllave (gjuhë-letërsi e sllavishtes së jugut dhe gjuhë-letërsi ruse). Ka punuar si specialiste, redaktore dhe botuese për Bibliotekën Kombëtare të Shën Kirilit dhe Metodit, Radio Sofjen, Radiotelevizionin Kombëtar dhe shtëpinë botuese Oteçestvo. Për dhjetë vjet radhazi ka qenë kryeredaktore e shtëpisë botuese 'Panorama' dhe e revistës tremujore me të njëjtin emër – të dyja seksione të Shoqatës së Përkthyesve Bullgarë të specializuara për përkthimin letrar. Zhela Georgieva ka përkthyer në bullgarisht afro 40 libra nga serbishtja, 15 libra nga kroatishtja dhe 15 libra nga rusishtja. Përkthimet e saj janë shpërblyer me çmimet më të mira brenda dhe jashtë vendit dhe ajo është vlerësuar për angazhimin e saj për nxitjen e skenës letrare të Bullgarisë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d