përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Stojic, Mile

.

stojic_mile
© Jasmin Fazlagic
Mile Stojic, i lindur më 1955 në Dragicina (Bosnje-Hercegovinë), studioi letërsi jugosllave në Sarajevë. Ishte bashkëkryeredaktor i revistave letrare Lica dhe Odjeci si dhe kryeredaktor i revistës së parë postsocialiste kroate Tjednik. Pas arratisjes së tij nga Sarajeva më 1992, punoi për 10 vjet si lektor pranë Institutit të Sllavistikës të Universitetit të Vjenës. Mile Stojic  ka botuar vëllime të shumta poetike. Sot ai jeton si shkrimtar, eseist, redaktor i kulturës dhe botues në Sarajevë.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d