Ivo Andric lindi më 1882 në Travnik (Bosnje-Hercegovinë). Studioi sllavistikë dhe histori në Zagreb, Vjenë, Krakovi dhe Grac, ku dhe mori titullin doktor më 1924. Në fillim të viteve 20 hyri në shërbimet diplomatike. Përfaqësoi vendin e vet në Romë, Bukuresht, Trieste, Gjenovë, Madrid dhe Berlin. Më vonë u tërhoq në Beograd, për të shkruar romanet e tij. Ivo Andric botoi më së pari poezi dhe tregime, derisa mori famë botërore më 1945 me botimin e tri romaneve të tij të mëdha
Na Drini cuprija,
Gospodica dhe
Travnicka hronika. Më 1961 mori çmimin Nobel për letërsinë. Vdiq më 1975 në Beograd.