Pekic, Borislav

Borislav Pekic punoi në fillim si skenarist për teatrin dhe filmin. Më 1965 botoi romanin e tij të parë. Vijuan romane të tjera të shumta, tregime të shkurtra, ese dhe letra. Veprat e tij kanë marrë shumë herë çmime dhe janë përkthyer në thuajse të gjitha gjuhët europiane. Më 1971 Borislav Pekic u zhvendos në Londër, ku vdiq më 1992.