përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Frisch, Max

.

frisch_max
© Suhrkamp
Max Frisch u lind më 1911 në Zyrih. Më 1930 filloi studimet e gjermanistikës, por u detyrua t’i ndërpresë ato për shkaqe financiare pas vdekje së të atit. Punoi si korrespondent i Neue Zürcher Zeitung dhe për gazeta të tjera. Më 1935 udhëtoi për herë të parë në Rajhun gjerman, ku u përball me nazizmin dhe antisemitizmin. Prej vitit 1936-1940 studioi arkitekturë në Zyrih.

Max Frisch botoi vepra të shumta: romane, tregime, pjesë për teatër, radiodrama dhe dy ditare letrare. Me romanet Stiller, Homo Faber dhe Emri im le të jetë Gantenbein arriti një publik të madh. Më 1991 vdiq nga një sëmundje kanceri në banesën e tij në Zyrih.

partner projektesh

traduki partners 2014 d