përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Alhambra

Boie, Kirsten.

boie_alhambraBostoni sapo është kthyer bashkë me shokët e vet nxënës nga tregu arab i mëndafshit në Granadë. Papritur gjithçka ndryshon. Përmes një porte të kohës Bostoni mbërrin në vitin 1492. Aty ai bije në rrezik jete. Ngjall dyshime në oborrin mbretëror spanjoll dhe në Alhambra bie nën kthetrat e llahtarshme të inkuizicionit. Mirëpo dy miq të rinj, Tariq dhe Salomon, të dy dhe ata të rrezikuar njëri si mysliman e tjetri si hebre, i bëhen krah në një situatë thuajse pa rrugëdalje. Veçse kthimi i Bostonit nuk varet vetëm prej çështjes nëse ai do ta gjejë dot çelësin për tek e tashmja, por edhe nga zbulimi i Amerikës. Një roman i madh i Kirsten Boie, mbërthyes, tendosës, magjepsës deri në faqen e fundit.

Alhambra ka dalë në rumanisht (fragment), përkthyer nga Corneliu Papadopol, nën titullin Alhambra, pranë botimeve "Vivaldi", Bukuresht dhe në bosnjisht (fragment), përkthyer nga Mira Đorđević, nën titullin Alhambra, pranë botimeve Connectum, Sarajevë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d