përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Boie, Kirsten

.

boie_kirsten
© Ute Karen Seggelke
Kirsten Boie, e lindur më 1950 në Hamburg, është një nga autoret më të njohura gjermane të romanit për fëmijë dhe të rinj. Ka studiuar gjermanisht dhe anglisht, ka mbrojtur doktoratën në shkenca letrare për prozën e hershme të Bertolt Brechtit. Në fillim ka punuar si mësuese. Më 1985 botoi librin e saj të parë për fëmijë "Paule ist ein Glücksgriff" (Paule është dhuratë e fatit), që pati shumë sukses. Vepra e saj është përkthyer në shumë gjuhë. Krahas librave për fëmijë dhe të rinj Kirsten Boie ka shkruar edhe skenarë të shkurtër për stacione televizive për fëmijë, gjithashtu referate dhe artikuj mbi aspekte të ndryshme të letërsisë për fëmijë dhe të rinj. Më 2007 u nderuar për veprën e jetës së saj me çmimin e veçantë të Çmimit gjerman për letërsinë për të rinj.

website

partner projektesh

traduki partners 2014 d