Shtyp

Taubes, Jacob

.

taubes_jacob
Jacob Taubes, i lindur më 1923 në Vjenë, vinte prej një familje rabini, që kishte emigruar më 1936 në Zyrih e kështu shpëtoi prej holokaustit. Më 1943 Jacob Taubes mbylli shkollimin e tij si rabin, studioi pas kësaj filozofi dhe histori në Bazel dhe Zyrih dhe mbrojti doktoratën më 1947 me një punim mbi „Eskatologjinë oksidentale“. Prej vitit 1949 dha mësim pranë universiteteve të Jeruzalemit, Princeton-it, Nju Jorkut dhe Universitetit të Lirë të Berlinit, derisa mori më në fund një docenturë të rregullt mysafiri pranë Maison des Sciences de l'Homme në Paris. Vdiq më 1987.