përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Pavlovski, Borislav

.

pavlovski_borislavBorislav Pavlovski u lind në vitin 1950, në Bjelovar (Kroaci). Studioi dhe mbrojti doktoratën në Fakultetin e Filozofisë së Universitetit të Zagrebit, ku edhe për vite me radhë drejtoi Katedrën e Gjuhë-Letërsisë Maqedonase. Ka botuar tre antologji dhe tre libra, një sërë kumtesash shkencore, kritika, ese, si edhe tekste për fjalorë dhe enciklopedi brenda dhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë në përpilimin e dy fjalorëve (maqedonisht-kroatisht dhe kroatisht-maqedonisht) dhe ka përkthyer mbi dyzet vepra të ndryshme nga maqedonishtja dhe një sërë tekstesh nga bullgarishtja. Për kontributin shkencor është laureuar me medaljen e Fakultetit të Filozofisë në Zagreb dhe me titullin "doktor nderi" të Universitetit të Shkupit. Për përhapjen e kulturës dhe letërsisë maqedonase dhe punën si përkthyes, qeveria e Maqedonisë e ka vlerësuar me medaljen " Shën Pali". Po ashtu ai është shpërblyer edhe me çmimet "Zlatni prsten" dhe "Počasno Racinovo priznanje".

partner projektesh

traduki partners 2014 d