përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Преместен камен

Madžirov, Nikola.

madzirov_kamenVëllimi poetik Преместен камен (Premesten kamen, 2007) u krijua gjatë një burse rezidenciale në Vjenë. Nikola Madžirov poezitë e këtij vëllimi i shkroi të gjitha jashtë Maqedonisë. Shtëpizën e tij ai e ngre në Ndërmjet: „Kur sheh një qese plastike që fluturon në erë, atëherë kjo qese është në Ndërmjet. Ajo lëviz, edhe një zog lëviz për të qenë në Ndërmjet. Lëvizje si këto përbëjnë bazën poetike të librit tim të ri“. Преместен камен u vlerësua me çmimin Hubert Burda për poezi nga Europa Lindore dhe me çmimin poetik të Maqedonisë Braka Miladinovci.

Vëllimi me poezi Преместен камен i Nikola Madžirov-it ka dalë në kroatisht (sprovë për lexim), përkthyer nga Borislav Pavlovski, nën titullin Premješten kamen, te botimet Fraktura, Zagreb, në gjermanisht (sprovë për lexim), përkthyer nga Alexander Sitzmann, nën titullin Versetzter Stein te botimet Hanser, Mynih, në bullgarisht (sprovë për lexim), përkthyer nga Roman Kissiov, nën titullin Преместен камък, te botimet Stigmati, Sofje dhe në shqip (sprovë për lexim), përkthyer nga Milena Selimi, nën titullin Gur i zhvendosur, te botimet Poeteka, Tiranë.

Recensione: Fixpoetry, Der Spiegel

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d