Shtyp

Janković, Danica

.

jankovic_danica
Danica Janković ka lindur më 1949 në Mokrin (komuna Kikinda, Vojvodinë). Ka studiuar gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin e  Beogradit dhe jeton prej vitit 1972 në Malin e Zi. Ka punuar si përkthyese dhe interprete ndër të tjera për qeverinë malazeze dhe për konsullatën jugosllave në Mannheim. Sot punon për ambasadën gjermane në Podgoricë.

Danica Janković ka përkthyer ndër të tjera "Das Gold von Caxamalca" (Ari i Caxamalcas) nga Jakob Wassermann dhe tekste letrare prej revistash të ndryshme.