Shtyp

Jutta Treiber ‒ Udhëtim leximesh në Bullgari

.

treiber_jutta
E ndihmuar nga TRADUKI Jutta Treiber udhëtoi në mes të muajit prill për në Sofje dhe Plovdiv, ku prezantoi në disa gjimnaze dhe në Universitetin Sofia përkthimin bullgarisht të librit të saj "Vergewaltigt" (E përdhunuar). Ky roman për të rritur (të rinj) tregon për 17-vjeçaren Franga, e cila një natë, rrugës për në shtëpi, përdhunohet nga një i panjohur.

Nxënësit dhe studentët treguan interesim të madh në këto lexime dhe diskutuan gjallërisht me shkrimtaren mbi temën e këtij libri. Ky tur leximesh u organizua nga botuesja Valentina Boyadjieva në bashkëpunim me Lilia Ratchevan, e cila e ka përkthyer librin në bullgarisht.

Përkthimi i mbështetur nga TRADUKI ka titullin "Franka" dhe është botuar këtë vit nga shtëpia botuese Panorama Plus në Sofje.
bwd  Set 1/2  fwd