përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Munteanu, Sanda

.

munteanu_sanda
Sanda Munteanu ka studiuar gjuhë dhe letërsi gjermane në Bukuresht dhe në Kluzh. Më 1977 mbrojti doktoratën me një disertacion mbi strukturën kohore në novelat historike të Conrad Ferdinand Meyerit. Prej 1985-1988 ishte më së pari asistente e pastaj pedagoge në katedrën e gjermanistikës të Universitetit të Bukureshtit. Pas daljes në pension iu kushtua përkthimit letrar. Ka përkthyer vepra nga Conrad Fiedler (Schriften über Kunst [Shkrime për artin]), Klaus Umbach (Celibidache, der andere Maestro [Celibidache, mjeshtri tjetër]), Erich Maria Remarque (Die Traumbude [Shtëpia e ëndrrave]; Gam; Das gelobte Land [Toka e premtuar]), Heinrich Harrer (Sieben Jahre in Tibet [Shtatë vjet në Tibet]), Stefan Andres (Wir sind Utopia [Ne jemi utopia]), Brigitte Hamann (Elisabeth: Kaiserin wider Willen [Elizabeta, perandoreshë kundër vullnetit ]; Hitlers Wien [Vjena e Hitlerit]; Winifred Wagner oder Hitlers Bayreuth [Winifred Wagner ose Bayreuthi i Hitlerit]), Traudl Junge (Bis zur letzten Stunde [Deri në orën e fundit]), Inge dhe Walter Jens (Frau Thomas Mann [Znj. T. Mann]), Yrsa Sigurdardottir (Das letzte Ritual [Rituali i fundit]), Pascal Mercier (Der Nachtzug nach Lissabon [Treni i natës për Lisbonë]; Der Klavierstimmer [Aksorduesi i pianos]; Perlmanns Schweigen [Heshtja e Perlmannit]) dhe Kathrin Lange (Die verbrannte Handschrift [Dorëshkrimi i djegur]).

partner projektesh

traduki partners 2014 d