përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Walser, Robert

.

walser_robertRobert Walser lindi më 15 prill 1878 në Biel. Vdiq më 25 dhjetor 1956 gjatë një shëtitjeje në dëborë. Pas periudhës së shkollës kreu një kualifikim në sektorin bankar dhe punoi si komisioner në banka e shoqëri të ndryshme sigurimesh në Zyrih. Poezitë e para, të botuara më 1898, e bënë shpejt një shkrimtar të veçantë të njohur për rrethe të ngushta, i hapën edhe rrugën drejt qarqeve letrare. Pas botimit të librit të tij të parë Shkrimet e Fritz Kocherit, shkoi në Berlin tek i vëllai Karl, i cili kishte arritur të bënte emër atje si piktor dhe skenograf. Shpejt njëri pas tjetrit Walseri botoi tri romanet e tij Familja Tanner (1907), Ndihmësi (1908) dhe Jakob von Gunten (1909). Për shkak krizash psiqike në fillim të vitit 1929, kundër dëshirës së tij, Walseri u dërgua në psikiatri, prej së cilës nuk shpëtoi dot asnjëherë. Më 1933, kur u çua nga klinika Waldau e Bernës në Herisau, ai hoqi dorë krejt nga të shkruarit dhe jetoi aty për 24 vjet si një pacient anonim i harruar.

partner projektesh

traduki partners 2014 d