përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Améry, Jean

.

amery_jane
© Lutz Möhring
Jean Améry u lind më 1912 në Vjenë me emrin qytetar Hans Mayer. Pas shkollës ai mësoi profesionin e librashitësit dhe më pas punoi si docent në Shkollën e Lartë Popullore të Vjenës. Për shkak të prejardhjes hebraike ai mërgoi më 1938 për në Belgjikë, ku iu bashkua rezistencës. Nga viti 1943 deri më 1945 ka qenë i burgosur në kampet e asgjësimit në masë në Auschwitz dhe Buchenwald. Pas luftës Jean Améry jetoi dhe punoi në Bruksel. Më 1978 ai i dha fund jetës në Salzburg. Jean Améry konsiderohet si një nga intelektualët më të rëndësishëm evropianë të viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë. Në vitin 1970 ai mori Çmimin e Kritikëve të Gjermanisë dhe më 1977 Çmimin e qytetit të Vjenës për publicistikë. Në përkujtim të tij e veja themeloi më 1982 çmimin e eseistikës „Jean Améry“.

partner projektesh

traduki partners 2014 d