përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Wandas wilde Helden

Geisler, Dagmar.

geisler_wandasVanda s’arrin dot ta besojë: mikesha e babit, Inge, më në fund lind fëmijën (duhet thënë se ky vëlla është një vogëlush i ëmbël dhe Vanda shumë krenare për të),  mirëpo pa pritur na shfaqet një „vëlla“ tjetër. Kjo pasi edhe Bertfriedi, miku i ri i mamit, ka një djalë. Ai quhet Vasili, rri në shtëpinë e tyre si vizitor gjatë pushimeve dhe është plot 12 vjeç! Kuptohet që Vandës i përmbyset jeta edhe një herë. Po pastaj janë dhe përgatitjet për festën e madhe të Mesjetës në qytetin e tyre, që ua mbajnë frymën pezull Vandës, Fabianit dhe Katit. Pa është edhe banda e vajza-urrejtësve që nuk ka qejf të presë gjatë por kërkon ta marrë hakun për humbjen e fundit aty për aty. Mirëpo Vanda di t’i bëjë zap përherë heronjtë e saj të papërmbajtshëm!

„Heronjtë e papërmbajtshëm të Vandës“ (Wandas wilde Helden) ka dalë e përkthyer bullgarisht nga Sdravka Evstatieva nën titullin "Ванда и щурите герои" (provë leximi) pranë botimeve Gea-Libris, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d