përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Lindner, Elizabeta

.

lindner_elizabeta

Elizabeta Lindner u lind në vitin 1971 në Shkup, studioi gjermanistikë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" dhe letërsi bashkëkohore gjermane dhe sllavistikë në Universitetin e Regensburgut, ku kreu magjistraturën në vitin 2005. Prej vitit 2006 jeton në Berlin si përkthyese e lirë veprash letrare dhe si autore. Është redaktore e portalit letrar SlovoKult.de, të cilin e themeloi në vitin 2007. Bashkë me Igor Isakovskin botonte prej vitit 2008 përkthime nga letërsia gjermanishtfolëse në shtëpinë botuese Blesok, me seli në Shkup. Pas vdekjes së Isakovskit, punon në shtëpinë botuese si lektore për botimet poetike. Për arritjet e saja si përkthyese, Elizabeta Lindner u vlerësua në vitin 2014 me çmimin për përkthime poezish "Grigor Prlichev", ndërsa në vitin 2011, për përkthimin e romanit "Holzfällen" të Thomas Bernhard-it, me çmimin e përkthimit të Ministrisë Federale për Arsimin, Artin dhe Kulturën të Austrisë.

Mësoni më shumë ...

partner projektesh

traduki partners 2014 d