përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

The wanderers will find a way home

.

751 grrbic copyright Next Page FoundationPo afrohet fundviti dhe edhe bursistët më të fundit të TRADUKI-t janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre.

Në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Letërsisë  dhe Headsome Communication  Traduki ofroi këtë vit për herë të parë edhe rezidenca në Bukuresht. Rezidencat ishin të suksesshme dhe dy të ftuarit, poeti slloven, Uroš Prah, dhe përkthyesi bullgar, Hristo Boev, e shijuan dhe e shfrytëzuan më së miri kohën e qendrimit në kryeqytetin rumun. Prah përfundoi vëllimin me poezi, Udor, i cili u publikua një muaj më pas. Në Bukuresht Prah kishte dy lexime publike ku prezantoi si poezi publike, ashtu edhe pjesë nga vëllimi me poezi. Përkthyesi Boev është i mrekulluar nga skena letrare e vendit mikpritës dhe ka përkthyer në bullgarisht mbi 18 romane rumunë. Gjatë qëndrimit në Bukuresht, Boev u mor edhe me përkthime të tjera dhe bëri një vizitë në Institutin e Bullgaristikës në Universitetin e Bukureshtit. Atje foli para studentëve për përvojën e tij dhe truket e përkthimit letrar. 

Rrugëtimi i fundit letrar për këtë vit ishte ai i autores serbe, Ana Marija Grbić, e cila në bashkëpunim me  Next Page, këtë nëntor, shkoi në Sofje. Atje ajo u mor me prozë të shkurtër si dhe kreu dy lexime, ku iu prezantua publikut bullgar.

Tani të shohim se kush e për ku do të rrugëtojë këtë vit. Por si fillim po ju urojmë në gjermanisht një fillim të mbarë të vitit të ri: Guten Rutsch!

partner projektesh

traduki partners 2014 d