përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Ahmeti, Mimoza

.

ahmeti_mimoza
Lindi më 1963 si vajzë e një pedagogu në qytetin Krujë të Shqipërisë veriore. Botoi qysh në vitet para rënies së sistemit komunist poezi që shkonin në kufijtë e doktrinës artistike të realizimit socialist, shpesh edhe i kapërcenin.

Radikaliteti i saj me kërkesa të larta artistike, i pazakontë për realitetin shqiptar, ishte karakteristik për të edhe pas kthesës. Ajo trajton në mënyrë pasionante, herë-herë e indinjuar e gjithmonë sovrane, traumat, tabutë dhe komplekset e shoqërisë shqiptare. Punon jo vetëm si përkthyese por edhe në zhanre të tjera, si piktore dhe këngëtare, që arriti njëfarë popullariteti vetëm me këngë me tekste të shkruara nga ajo vetë. Shfaqjet e saj jo-konvencionale dhe mënyra e saj e të jetuarit e të krijuarit, që mbahet si ekstravagante në një shoqëri tradicionale (dhe me frymë patriarkale), sidomos këmbëngulja për të drejtat e vetëkuptueshme individuale të femrës, i kanë sjellë herë pas here sulme që s’e kanë lënë indiferente. Një krizë të thellë psiqike dhe artistike ajo e ka përpunuar në romanin „Gruaja halucinante".

Mimoza Ahmeti ka botuar një numër vëllimesh poetike, së fundi „Delir“ dhe „Pjalmimi i luleve“, veç tyre tregime dhe një tjetër roman „Arkitrau“. Mimoza Ahmeti jeton me të shoqin dhe dy vajza.

partner projektesh

traduki partners 2014 d