përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Fizika e pashpjegueshme e melankolisë

.

746 buch wienPanairi i librit në Vjenë, Buch Wien 2019, i cili u zhvillua në fillim të nëntorit, ndër të tjera, u bë edhe një skenë e bukur për letërsinë bashkëkohore bullgare. Georgi Gospodinov dhe Yordanka Beleva morën pjesë në këtë panair me ftesë të Traduki-t, Rumjana Zacharieva ishte e ftuara e Institutit bullgar të Kulturës, Shtëpia e Wittgenstein-it. Në gjithsej 6 orë letrare - 4 lexime në ambientet e panairit dhe 2 mbrëmje në Shtëpinë e Wittgenstein-it si edhe në Shoqatën Austriake të Letërsisë – me tekste dhe biseda, ata i prezantuan publikut skenën letrare të Bullgarisë dhe shpjeguan “sesi nëpërmjet leximit mund të mësohet dhe nxitet empatia.“ Gjithnjë e më shumë është vërtetuar se tradita e pasur narrative e vendit të tyre vazhdon deri në ditët e sotme. Audienca vieneze ishte e madhe në numër dhe dëgjonte me vëmendje, sepse sikurse e formuloi edhe Georgi Gospodinov„ne jemi librat që kemi lexuar“.

Aktivitetet në panairin e librit në Vjenë ishin njëkohësisht një urim mirseeardhjeje për Bullgarinë, anëtarja më e re e rrjetit TRADUKI.

partner projektesh

traduki partners 2014 d