përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Peti-Stantić, Anita

.

peti_stanic_anitaAnita Peti-Stantić u lind në vitin 1966 në Virovitica (Kroaci), studioi sllavistikë të jugut dhe filologji klasike në Zagreb. Pas një studimi pasdiplomik në Yale University dhe në Universitetin e Vjenës, kreu doktoratën rreth temës sintaksa të krahasuara të përemrave. Është nismëtare e edicionit 'Krijesnica', të specializuar në letërsi për fëmijë e të rinj dhe prej vitit 2006 është redaktore e serisë së librit për fëmijë dhe të rinj 'Electa' që boton Algoritam. Gjithashtu ajo është drejtuese e leksioneve në degën e përkthimit, në Katedrën e Gjuhës Sllovene pranë Fakultetit të Filozofisë në Zagreb. Anita Peti-Stantić ka publikuar  disa monografi shkencore në kroatisht dhe gjermanisht dhe është autore e fjalorit të madh sllovenisht-kroatisht dhe kroatisht-sllovenisht, Veliki suvremeni slovensko-hrvatski i hrvatsko-slovenski rječnik. Për tre vjet radhazi ka jetuar në ShBA, ku pranë Qendrës për Studime Konjitive në Tufts University ka punuar me profesorin Ray Jackendoff. Ajo përkthen vepra letrare dhe shkencore për një publik të gjerë nga anglishtja dhe sllovenishtja. Ndër përkthimet e botuara të saj renditen libra nga Feri Lainšček, Goran Vojnović, Vlado Žabot, Andrej Skubic, Janja Vidmar, Maja Gal Štromar dhe Tadej Golob.

partner projektesh

traduki partners 2014 d