përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Pogačnik, Jagna

.

pogacnik_jagnaJagna Pogačnik, e lindur në vitin 1969 në Zagreb, studioi kroatistikë dhe filologji të sllavishtes së jugut. Në vitin 1989, nisën të botoheshin në gazeta, revista dhe radio kritikat e para letrare, artikujt eseistikë dhe tekstet shkencore të saj. Ka qenë redaktore e revistave letrare Rijek dhe Zor dhe në vitin 2000 doli në profesion të lirë si kritike letrare dhe përkthyese. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 u bë e njohur si kritike letrare me emisionin "Knjižnica",  prej vitit 2013 është kritike letrare në emisionin e mëngjesit "Dobro jutro, Hrvatska" (HRT). Po prej vitit 2000, publikon rregullisht kritika mbi prozën bashkëkohore kroate në gazetën, Jutarnji list. Jagna Pogačnik është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kroacisë (HDP), të Shoqatës së Përkthyesve Letrarë dhe të Komunitetit të Artistëve të Pavarur të Kroacisë. Ka përgatitur për botim një numër të madh antologjish dhe bashkë me Milovan Tatrin ka hartuar një libër me vepra letrare për nxënësit e klasës së pestë. Përkthen letërsi dhe tekste shkencore nga sllovenishtja në kroatisht. Për përkthimin e librit Zakon želje të Andrej Blatnik-ut, në vitin 2000 u shpërblye me një çmim nga KulturKontakt Austria.

partner projektesh

traduki partners 2014 d