përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Wittmann, Mirjana

.

wittmann_mirjana
Mirjana Wittmann ka lindur më 1938 në Sarajevë dhe është rritur në Beograd. Ka studiuar gjuhë në Heidelberg dhe ka punuar për 30 vjet në radio, së fundi si redaktore e shërbimit serbisht të radios Deutsche Welle. Prej vitit 1997 punon si gazetare e lirë me temën e kulturës. Mirjana Wittmann ka përkthyer një numër veprash nga gjermanishtja në serbisht: Heute Nacht ist viel passiert [Mbrëmë ndodhi shumë] (Margaret Klare), Das serbische Mädchen [Vajza serbe] (Siegfried Lenz), Medea. Stimmen [Medea. Zëra] (Christa Wolf) si dhe një përzgjedhje me poezi nga Hilde Domin. Së bashku me të shoqin Klaus Wittmann ka botuar përkthime të shumta në gjermanisht, ndër të tjera vepra nga Bora Ćosić, Borislav Pekić, David Albahari dhe Dubravka Ugrešić. Në vitin 2006, me Mutterland (titulli i origjinalit: Mamac), së bashku me të shoqin dhe autorin David Albahari, ajo mori çmimin “Brücke-Berlin” për përkthimin e shquar  të njërës prej veprave më të rëndësishme bashkëkohore të letërsisë së Evropës Qendrore dhe Lindore. Në vitin 2011, sërish së bashku me të shoqin,  ajo u nderua me çmimin “Paul Celan” të Fondit Gjerman për Letërsinë për veprën e plotë si përkthyes e në mënyrë të veçantë për përkthimin e romanit të David Albahari-t Die Ohrfeige (Titulli i origjinalit: Pijavice). Ajo jeton dhe punon në Bonn.

partner projektesh

traduki partners 2014 d