Shtyp

Reading Balkans: Marija Pavloviq për vizitë në Shkup

.

701 pavlovicNë Shkup, projekti „Reading Balkans“ filloi këtë vit me një rezidencë të shkrimtaresMarija Pavlović nga Serbia. Ajo ia kushtoi kohën e saj si bursiste kryesisht tezës së doktoratës dhe romanit të saj të ardhshëm me titullin paraprak "Risiko".

Veç kësaj, ajo lidhi kontakte të rëndësishme me skenën letrare dhe mori pjesë në një veprimtari letrare të organizuar nga shtëpia botuese "Goten" në Strumicë. Në një bisedë me Dalibor Plečić, ku merrte pjesë edhe shkrimtari bullgar, Peter Dentchev, ajo foli për estetikën e letërsisë dhe raportet e brendshme në skenën letrare të Evropës Juglindore.