përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Rezidenca letrare në Cetinje

.

698 cetinjeMe mbështetjen e TRADUKI-t, gjatë vitit 2019, shkuan autore dhe autorë të tjerë në programin  "Rezidenca letrare në Cetinje  - shkrimtarë në kryeqytetin historik".

Në shkurt, organizatorët nga Forumi i Hapur Kulturor OKF pritën në rezidencën letrare shkrimtarin nga  Bosnja-Hercegovina, Hadžem Hajdarevic. Hajdarevic vizitoi pika të rëndësishme kulturore dhe historike në Cetinjë dhe në veri të Malit të Zi dhe shfrytëzoi qëndrimin e tij aty për të punuar me romanin e ri dhe për të nismuar projekte  të ardhshme të përbashkëta në gjuhën dhe kulturën boshnjake. Mysafiri prezantoi veprën e tij letrare nëpërmjet leximeve të hapura në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, në Bibliotekën Komunale dhe në qendrat kulturore në Petnjicë dhe Plavë.

Në mars Bojan Krivokapić nga Novi Sad shkoi me bursë rezidence në  Cetinjë për t'u njohur me skenën kulturore në vend. Ai gjithashtu e përdori këtë mundësi për punë kërkimore në Bibliotekën Kombëtare, Bibliotekën Komunale në Kotor dhe në muzeun e qytetit të Perastit. Në një mbrëmje letrare në Librarinë "Radosav Ljumoviç", në Podgoricë, ai prezantoi romanin e tij "Prolece se na put sprema", për të cilin ai është vlerësuar me çmimin "Mirko Kovaç" dhe foli për marrëdhëniet kulturore në hapësirën pasjugosllave, si dhe për gjendjen sociale, politike dhe ekonomike të brezit të ri të shkrimtarëve. Gjatë një referati interaktiv në Fakultetin e Arteve Dramatike në Cetinje, ai bisedoi me Jovana Bojoviqin rreth procesit të krijimit të një vepre letrare, ndërsa nga 15 deri më 17 mars ai bashkudhëhoqi me poeten Stanislava Nikolić punëtorinë letrare "Tekstokaz" në Dubrovnik.

partner projektesh

traduki partners 2014 d