Shtyp

Reading Balkans: Alen Brlek në Tiranë

.

695 brlekPikërisht në muajin e Ditës Botërore të Librit, poeti kroat, Alen Brlek, ndenji në  kryeqytetin e Shqipërisë, në kuadër të programit të rezidencave,  "Tirana in between". Atje ai punoi me tekstet e reja, shkëmbeu përvojë me poete dhe poetë të rinj shqiptarë dhe mori pjesë në disa ngjarje kulturore. Kështu për shembull, më 11 dhe 17 prill në aktivitetin me titull "Takim me të kaluarën" rreth trashëgimisë pastotalitare dhe të pasluftës në Shqipëri dhe në vendet e ish-Jugosllavisë.

Në Ditën e Librit, më 23 prill, në një orë letrare, ai iu prezantua për herë të parë publikut shqiptar. Më 25 prill vijoi te bari "Hemingway" një trialog ndërmjet Alen Brlekut, shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë, Arian Leka, dhe shkrimtares dhe antropologes, Armanda Hysa.

Biseda e tyre rreth përvojës së tyre letrare, rëndësisë së poezisë në "qytetërimin virtual," rolit të shkrimtareve dhe shkrimtarëve në shoqëri, angazhimit të tyre social, idesë së Evropës si një sfidë politike dhe kulturore dhe nevojës për ta njohur njëri-tjetrin në Ballkan nëpërmjet arteve, tërhoqi një publik të gjerë.

Qëndrimi i Alen Brlekut në Tiranë pati jehonë edhe në median shqiptare. Pjesë nga vepra e tij u përkthyen në shqip dhe u botuan në revistën letrare "ExLibris".

Media: Shqip, KOHAnet, time.al, Gazeta Observer

Medien: Shqip, KOHAnet, time.al, Gazeta Observer