përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Cullhaj, Majlinda

.

culhaj_majlinda
Ka lindur më 2 maj 1977 në Tiranë. Studioi gjermanisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe marrdhënie ndërkombëtare në universitetin Kent në Bruksel. Në fund të viteve nëntëdhjetë ka punuar si përkthyese dhe interprete kryesisht me gjermanishten dhe frëngjishten. Prej vitit 2000 deri më 2002 ka qenë koordinatore lokale projektesh dhe interprete/përkthyese në projektin „Mbështetja e arsimit profesional në Shqipëri“ të GTZ (Shoqata Gjermane e Bashkëpunimit Teknik). Në këtë periudhë ka hartuar dhe moderuar emisionin radiofonik „Engjëj dhe djaj“ pranë radios shqiptare RASH. Nga viti 2002 deri 2005 ka punuar si korrespondente e televizionit privat shqiptar „News 24“ në Tel Aviv. Pas studimeve master në universitetin e Kentit ka punuar si asistente e drejtuesit të përfaqësisë së përhershme të Shqipërisë pranë BE në Bruksel. Prej vitit 2007 jeton në Vjenë. Këtu kreu përkthimin e saj të parë letrar nga gjermanishtja në shqip, romanin „Të qeshësh me lot“ nga Andrea Grill.

partner projektesh

traduki partners 2014 d