Shtyp

Hana Stojić intervistë për gazetën e përditshme bosnjake Oslobođenje

.

stojic_hana
© D. Torche
Në një intervistë për faqen kulturore të gazetës Oslobođenje koordinatorja e zyrës rajonale të TRADUKI-t në Sarajevë, Hana Stojić, i paraqiti publikut bosnjak-hercegovinas rrjetin TRADUKI.

Kjo intervistë u dha me rastin e Takimeve të 10-a europiane në Sarajevë, gjatë të cilave shkrimtarja austriake Barbara Frischmuth lexoi nga romani i saj „Das Verschwinden des Schattens in der Sonne" (Tretja e hijes nën diell“). Përkthimi i këtij romani në gjuhën bosnjake („Iščezavanje sjenke na suncu", prej origjinalit nga Naser Šećerović) u botua me mbështetjen financiare të TRADUKI-t nga botimet Connectum në Sarajevë. Në kuadrin e kësaj vizite të parë të një shkrimtareje të gjuhës gjermane në Sarajevë ndihmuar nga TRADUKI, edhe Hana Stojić i foli publikut duke i paraqitur punën që bën ky rrjet.

Në intervistën e saj për rubrikën kulturore të KUN ajo foli me hollësi për veprimtaritë e projektit TRADUKI, me ç’rast theksoi sidomos rëndësinë vendimtare që kanë përkthyesit letrarë në shkëmbimet ndërkombëtare të letërsisë.