përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Wolf-Grießhaber, Katharina

.

wolf-griesshaber_katharina
Katharina Wolf-Grießhaber, e lindur më 1955 në Stuttgart, ka studiuar sllavistikë dhe histori të Evropës Juglindore në Heidelberg dhe Bochum. Ajo e mori titullin e magjistraturës me një punim mbi Ivo Andrićin dhe mbrojti doktoraturën me një disertacion për Danilo Kišin. Katharina Wolf-Grießhaber jeton dhe punon në Münster si përkthyese letërsie. Krahas publikimeve për autorët Ivo Andrić, Bora Ćosić dhe Vladimir Nabokov, ajo ka botuar një sërë përkthimesh nga bosnjishtja, kroatishtja dhe serbishtja në gjermanisht, ndër to nga Bogdan Bogdanović, Ivan Čolović, Bora Ćosić, Predrag Čudić, Slavenka Drakulić, Dževad Karahasan, Danilo Kiš dhe Emir Suljagić. Më 2008 asaj iu dha çmimi ALBATROS i Fondacionit Günter Grass.

partner projektesh

traduki partners 2014 d