përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Doba mjedi

Šnajder, Slobodan.

654 snajder doba mjediTë dërguarit e Maria Theresias shkojnë nëpër fshatrat e uritura të Shvabisë dhe e joshin stërgjyshin Kempf të shkojë në Transsilvani. Mbi 150 vjet më vonë vijnë sërish të dërguar për t'i rekrutuar të ashtuquajturit gjermanë etnikë që t'u bashkohen trupave naziste. Poetin Georg Kempf e dërgojnë në frontin e Lindjes, ai dezerton dhe pas Luftës kthehet në Jugosllavi, pasi më parë kishte marrë një dëshmi nga rusët se kishte luftuar në "anën e duhur". Georgu miqësohet me partizanen Vera, dhe martohet me të. Por e kaluara ua bën të vështirë rrugëtimin e përbashkët në jetë. Një epos i fuqishëm nga ana gjuhësore që rrëfen për ekstremet e shekullit të 20-të.

Doba mjedi [Epoka e Bronzit] nga Slobodan Šnajder është përkthyer në gjermanisht (fragment), nga Mirjana dhe Klaus Wittmann dhe është botuar me titull Die Reparatur der Welt pranë botimeve Szolnay, Vjenë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d