përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Nosač Samuel

Samokovlija, Isak.

647 samokovlija samuelNëna e Sarushës ka vdekur herët. Babai i saj u martua përsëri dhe u bë me gjashtë vajza të tjera. Kur njerka e saj papritmas vdes, Sarusha duhet të kujdeset për motrat e saj të vogla. Vetëm kur ajo bëhet njëzetenëntë vjeçe, babai i saj mendon për martesën e saj, gjë që Sarusha e pret prej vitesh. Jakovi, vëllai më i madh i Sarushës, e ndihmon babanë për të realizuar planin. Babai i Sarushës negocion gjatë me ungjin e hamallit Samuel për prikën e Sarushës. Samueli, i cili punon si hamall dhe nuk fiton shumë para, shpreson të ndërtojë një ekzistencë të re me paratë e prikës. Edhe atë e ka goditur fati fort: Pas vdekjes së gruas së tij të parë, ka mbetur i vetëm me dy fëmijë të vegjël.

Nosač Samuel (Hamalli Samuel) i Isak Samokovlija-s është botuar në përkthimin bullgarisht (fragment) të Zhela Georgieva-s me titull Хамалинът Самуел pranë botimeve Aquarius, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d