përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Frischmuth, Barbara

.

frischmuth_barbara
© juergen-bauer.com
Barbara Frischmuth ka lindur më 1941 në Altaussee (Steiermark). Ka studiuar turqisht dhe hungarisht si dhe orientalistikë prej 1964-1967 në Vjenë. Jeton si shkrimtare dhe përkthyese e lirë në Altaussee. Veprat më të rëndësishme: Shkolla e manastirit (1968); Tretja e hijes nën diell (roman, 1973); triologjia: Mistifikimet e Sophie Silberit (1976), Amy ose Metamorfoza (1978) dhe Kai dhe dashuria për modelet (1979); triologjia: Zonja e kafshëve (1986), Mbi rrethanat (1987) dhe Te njëri-tjetri fëmijë (1990); Zemër magjistareje (tregime 1994); Shkrimi i mikut (roman 1998); Fingerkraut (Potentilla) dhe dorashka e zanës. Ditar letrar i kopshtit (1999) si dhe E fshehta dhe e frikshmja. Tri fjalime (1999). Një numër librash për fëmijë (së fundi Liza në botën e çudirave sipas Lewis Carroll), radio- e teledrama.

partner projektesh

traduki partners 2014 d