përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Sieben Jahre

Stamm, Peter.

610 stamm siebenNjë burrë midis dy grave, te njëra e ndjen veten të joshur, te tjetra të lirë. Sonja është e bukur dhe inteligjente dhe është bashkëkjetuesja e Aleksit. Një lidhje për t'u pasur zili, ai do të duhej të ishte i lumtur. Por, kush tha që dashuria është diçka e lehtë? Dhe, si funksionon lumturia? Ivona në krah të Sonjës nuk bie në sy fare: ajo është e thjeshtë dhe gri. Por Aleksi ndihet me të i gjallë – dhe nuk e di përse. Ajo e do atë. Ai e takon atë herë pas here dhe, kur ajo mbetet shtatzënë prej tij me fëmijën që dëshiron Sonja, ai merr një vendim që vë në rrezik gjithçka. Peter Stamm rrëfen, lakonik dhe pasionant si askush tjetër, për ndjenjat kundërthënëse dhe dëshirën për jetën. Sieben Jahre është një roman i shkëlqyeshëm që na tregon sesa e vështirë është të kesh fat në dashuri.

Sieben Jahre [Shtatë vjet] i Peter Stamm-it është botuar në përkthimin sllovenisht (fragment) të Slavo Šerc-it me titull Sedem let pranë botimeve Mladinska knjiga, Lubjanë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d