përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Madžunkov, Mitko

.

mandzukov mitkoMitko Madžunkov, i lindur më 1943-shin në Strumicë (Maqedoni), studioi letërsinë botërore dhe teorinë e letërsisë në Beograd. Karriera e tij letrare filloi në vitin 1965 me tregimin Uskrsnuće. Për tregimin e dytë, Ubij govorljivog psa (1973), atij iu dha çmimi "Isidora Sekulić". Vepra e tij e gjerë, e cila ka fituar disa çmime, përfshin tregime të shkurtra, novela, romane, ese dhe drama. Si autor dygjuhësh, ai shkruan në serbisht dhe maqedonisht, është përfaqësuar në antologji ndërkombëtare dhe është përkthyer në disa gjuhë. Ka qenë edhe përkthyes. Përveç aktivitetit letrar, ai ka punuar për mbi tridhjetë vjet në bibliotekën e qytetit të Beogradit. Mitko Madžunkov është nderuar me disa çmime, ndër të tjera me Çmimin Shtetëror të Maqedonisë dhe Çmimin "Vojdan Černodrinski". Ashtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në vitin 2006 u kthye sërish nga Beogradi në Maqedoni.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d