përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Mohn und Gedächtnis

Celan, Paul.

629 celan mohnAutori i këtij vëllimi të shkurtër poetik që është botuar në vitin 1952 ishte i panjohur për lexuesin e asaj kohe. Sot, 56 poezitë, ku bën pjesë dhe e famshmja Todesfuge, konsiderohen si vepër kyçe e poezisë gjermane të pasluftës. Janë ndër dëshmitë më të hershme të një ballafaqimi poetik me Shoah-n në Republikën Federale të Gjermanisë.

Mohn und Gedächtnis i Paul Celan-it është botuar në përkthimin shqip (fragment) të Anrila Spahijas (Ana Kove) me titull Lulëkuqja dhe kujtimi pranë botimeve Toena, Tiranë.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d